Martesa

Premtimi i martesës, vargu që thuhet individualisht nga nusja dhe dhëndri në praninë e të paktën dy dëshmitarëve të pranueshëm për Asamblenë Shpirtërore është, siç afirmohet në Kitab-i Akdas:

"Ne të gjithë, me të vërtetë, i bindemi Vullnetit të Perëndisë."

Lavdia qoftë mbi Ty, O Perëndia im! Me të vërtetë ky shërbëtor Yti dhe kjo shërbëtore Jotja u mblodhën nën hijen e mëshirës Sate, të bashkuar nëpërmjet favorit e zemërgjerësisë Sate. O Zot! Ndihmoji ata në këtë botë Tënden e në Mbretërinë Tënde dhe caktoju atyre çdo të mirë nëpërmjet bujarisë e mirësisë Sate. O Zot! Mbështeti ata në shërbimin Tënd dhe ndihmoji që të të shërbejnë Ty. Bëji ata shenjat e Emrit Tënd në botën Tënde dhe mbroji ata përmes dhurëtive të Tua, të cilat janë të pashtershme në këtë botë dhe në botën që do të vijë. O Zot! Ata lusin mbretërinë e mëshirës Sate dhe kërkojnë fushën e njëshmërisë Sate. Me të vërtetë ata martohen duke iu bindur urdhërit Tënd. Bëji ata shenja të harmonisë e të unitetit gjer në mbarim të kohës.

Me të vërtetë, Ti je i Gjithëpushtetshmi, i Gjithëpranishmi dhe Fuqiploti!

'Abdu'l-Bahá