Duart e Kauzës së Perëndisë
"…Administratorët Kryesorë të Komunitetit Botëror embrional të Bahá'u'lláh-ut, që janë veshur nga Penda e pagabueshme e Qendrës së Besëlidhjes së Tij me funksionin e dyfishtë për të ruajtur sigurinë dhe për të siguruar përhapjen e Besimit të Atit të Tij".
Shoghi Effendi
Messages to the Bahá'í World [Mesazhe për Botën Bahá'í]
Drita dhe lavdia, përshëndetjet dhe lavdërimi qofshin mbi Duart e Kauzës së Tij, nëpërmjet të cilëve drita e qëndresës ka shkëlqyer dhe është vërtetuar se autoriteti për të zgjedhur i mbetet Perëndisë, të Pushtetshmit, të Fuqishmit, të Padetyruarit, përmes të cilëve është shfaqur oqeani i bujarisë dhe janë përhapur aromat e favoreve të hirshme të Perëndisë, të Zotit të njerëzimit. Ne i lutemi Atij - i Lavdëruar është Ai - t'i ruajë ata me fuqinë e ushtrive të Tij, t'i mbrojë me pushtetin e sundimit të Tij dhe t'i ndihmojë me forcën e Tij të pamposhtur, që mbizotëron mbi të gjitha gjërat e krijuara. Sovraniteti është i Perëndisë, i Krijuesit të qiejve dhe Zotit të Mbretërisë së Emrave.