Nënat e pritshme
Zoti im! Zoti im! Të lëvdoj e të falënderoj për ato që i ke dhënë shërbëtores Sate të përunjur, skllaves Sate që të lutet e të përgjërohet Ty, sepse Ti me të vërtetë e ke udhëhequr atë në Mbretërinë Tënde të dukshme dhe ke bërë që ajo të dëgjojë Thirrjen Tënde të frymëzuar në botën e përkohshme dhe të shohë shenjat e Tua, që provojnë ardhjen e sundimit Tënd fitimtar mbi të gjitha gjërat.
O Zoti im, unë ta përkushtoj Ty atë që është në barkun tim. Bëj, pra, që ai të jetë një fëmijë i denjë e me fat në Mbretërinë Tënde, në sajë të favorit Tënd e të zemërmirësisë Sate; që ai të zhvillohet e të rritet nën kujdesin e edukimit Tënd. Me të vërtetë, Ti je Zemërmiri! Me të vërtetë, Ti je Zoti i Favorit të madh!
"O shërbëtore të të Mëshirëshmit! Është detyra juaj t'i ushtroni fëmijët që në fëmijërinë e hershme! ...dhe nuk është aspak e lejueshme që kjo të lihet pasdore."
'Abdu'l-Bahá, Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá-it], f. 606