I bekuar është trualli
I bekuar është trualli, dhe shtëpia,
dhe vendi, dhe qyteti,
dhe zemra, dhe mali,
dhe streha, dhe guva,
dhe lugina, dhe toka,
dhe deti, dhe ishulli,
dhe livadhi, ku emri i Perëndisë
është përmendur,
dhe lëvdata e Tij është lartësuar.
O Perëndi, Perëndia im, i Shumëdashuri im, Dëshira e zemrës sime.
Këndoji, O shërbëtori Im, vargjet e Perëndisë, që ti ke marrë, ashtu siç i këndojnë ata që janë avitur pranë Tij, në mënyrë që ëmbëlsia e melodisë sate të frymëzojë vetë shpirtin tënd dhe të tërheqë zemrat e të gjithë njerëzve. Cilido që reciton, në vetminë e dhomës së vet, vargjet e reveluara nga Perëndia, engjëjt shpërndarës të Fuqiplotit do të përhapin gjerësisht aromën e fjalëve të shqiptuara nga goja e tij, duke e bërë të rrahë fort zemrën e çdo njeriu të drejtë. Edhe pse, në fillim, ai mund të mos e kuptojë efektin e tyre, vetia e favorit që i është dhuruar atij shpejt a vonë do të ushtrojë patjetër ndikimin e vet mbi shpirtin tij. Kështu janë diktuar misteret e Revelacionit të Perëndisë falë Vullnetit të Atij që është Burimi i fuqisë e i urtisë.